Bayerni shkatërroi Lazion, Chesea fiton ndaj Atleticos

23 shkurt 2021 | 23:02

Bayern Munich thuajse ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale në Champions League. Kampionët e Europës fituan 4-1 në “Olimpico” ndaj Lazios, teksa do të jetë thjeshtë një formalitet sfida e kthimit. Musacchio i dhuroi golin e parë Lewandowskit në minutën e 9-të me një kthim të gabuar të topit.

Bavarezët nuk u ndalën me kaq, pasi në fraksionin e parë do të shënonin dy gola të tjerë me Musiala dhe Sane. Në fillimin e pjesës së dytë Acerbi e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Dy minuta më pas Correa shënoi golin e nderit, por që duket se do të ketë pak vlera. Një diferencë e frikshme mes të dyja skuadrave.

Chelsea dominon dhe fiton minimalisht 1-0 sfidën e parë ndaj Atletico Madrid. Dueli i luajtur në fushën asnjanëse në Bukuresht dhuroi shumë emocione, por fraksioni i parë u mbyll pa gola. Në minutën e 70-t, Oliver Giroud bën një veprim fantastik në zonë, duke shënuar me roveshatë. Aksioni u pa edhe më VAR duke u akorduar si i rregullt. Në minutat e fundit Blutë e Londrës administruan rezultatin, ndërkohë që Los Colchoneros nuk dhanë shenja reagimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Molliqaj thotë se Osman nuk do e ketë fuqinë…