BDI E ALI AHMETIT NË MAQEDONINË E VERIUT, ËSHTË SIKUR VETVENDOSJE E ALBIN KURTIT NË KOSOVË

12 korrik 11:18

Ismet Sylejmani

Ata që dëshirojnë pushtet politik, por që nuk janë pjekur dhe nuk janë të nivelit meritorë të ngarkohen me përgjegjësi serioze që i kërkon pushteti e shteti, tentojnë dhe duan të jenë imitues të fitimtarëve dhe të atyre që bejnë histori dhe janë në majat e larta të arritjeve dhe suksesve të tyre!

Në Maqedoninë e Veriut partia politike që ngjanë me mision politik, kombëtar, shpirteror e moral, atdhetar e luftarak popullor për vetvendosje shqiptare e që është vetvendosja natyrale dhe historike, pra sikur Vetvendosje në Kosovë e Albin Kurtit është BDI e Ali Ahmetit, e cila udhëheq me menquri e largpamësi, me dinjitet kombëtar e me profesionalizëm shtetëndërtues euroatlantik, që shkon gjithnjë duke u rritur dhe duk u bërë kontigjent i madh politik progresiv shqiptar, nga i cili mësojnë jo vetëm partitë politike progresive shqiptare, por edhe partitë në rajon e më gjerë!

Thirrjet se edhe në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë ndryshime politike sikur në Kosovë dhe të bëhen ndryshime radikale në skenën poltike janë thirrje për pushtet e jo për popullin shqiptar që jeton në këtë shtet të integruar e me reputacion në skenën ndërkombëtare!

Sikur në Kosovë të kishte qenë partia politike BDI e Ali Ahmetit në pushtet, me bindje të madhe e them se për Vetvendosjen e Albin Kurtit sdo të kishte pasur nevojë të vinte në skenen politike, sepse BDI do të kishte qenë zbatuesja e të gjitha atyre që i ka kërkuar kjo Lëvizje politike që në Kosovë gëzon simpati dhe ka mbështetje të madhe në popull!

Programi politik i këtyre dy partive BDI në Maqedoninë e Veriut dhe VV në Kosovë, ka ngjashmëri të madhe kur është në pyetje çështja kombëtare, kur është në pyetje dinjiteti njerëzor dhe dinjiteti kombëtar, kur është në pyetje prosperiteti ekonomik dhe barazia nacionale!

BDI Liderin e saj Ali Ahmeti, e ka të pashembullt dhe unikat, ashtu sikur është në VV Lideri Albin Kurti!

Thirrja, votën për BDI dhe Udhëheqësin e saj Ali Ahmeti dhe për kandidatin për Kryeministrin e parë shqiptar, është thirrje shqiptare dhe me përspektivë të madhe nacionale!

Vota për BDI është votë për shqiptarin e ri në Maqedoninë e Veriut në NATO dhe aleatin e madh të SHBA-së!

Prishtinë, 11.07.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata për sa i përket koronavirusit paraqitet shqetësuese në vendin…