BDI – PARTI E MADHE POLITIKE SHQIPTARE, ALI AHMETI THEMELUES I SAJ

05 qershor 2025 | 23:06


Ismet Sylejmani

Partie madhe politike shqiptare jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, është Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI!

BDI realizoi ëndrrën e madhe politike kombëtare të patriotëve dhe veprimtarëve të mëdhenj të Atdheut, që në truallin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të veprojë një subjekt politik i madh e i rëndësishëm!

BDI mbronë me kompetencë e me profesionalizëm, udheheqë dhe drejton me suksese të mëdha fitore të njëpasnjëshme të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

BDI ka bërë realitet, por edhe ka dëshmuar se kur në udhëheqje ka udhëheqës të devotshëm, largpamës e mendjendritur, trima e të guximshëm, realiteti bëhet i prekshëm dhe arrihen frytet e punës dhe djersës, gjakut e perpekjeve të liridashësve e liribërësve idealistë, të cilët mbi gjithëçka të tyre, kishin pasur dhe kanë në plan të parë Popullin, Atdheun dhe Kombin!

Republika e Maqedonisë së Veriut, nën udhëheqjen e Themeluesit dhe Udhëheqësit të popullit shqiptar, Kryetarit historik e legjendar të BDI-së Ali Ahmeti, ka shënuar e do të shenojë suksese të mëdha si në konsolidimin e saj shtetëror, ashtu edhe në arenen kombëtare e ndërkombëtare!

BDI me Udhëheqës themeluesin e saj, shqiptarin epokal Ali Ahmetin, por edhe me tërë korpusin e madh njerëzor, intelektual e profesional, koshient e vigjilent që ka kjo parti politike atdhetare shqiptare brenda saj, është dëshmi e garancës absolute, se interesat e mëdha të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar, mbrohen dhëmb për dhëmb!

Me BDI – në, Republika e Maqedonisë së Veriut, është në duar të sigurta të elites udhëheqëse shteterore shqiptare!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, por edhe organizmi më i madh ushtarak i planetit NATO, te partia politike shqiptare BDI e te Shefi historik i saj Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, e kanë partnerin e tyre të madh e besnik, të vendosur e të guximshëm, ku dashuria për demokracinë euroatlantike, është dashuri konstante dhe vendosmeria për të ecur pandalshëm e pagabueshëm, është vendim i madh dhe kategorik e i padiskutueshëm!

Pas LPK-së ilegale politike atdhetare , pas UÇK-së ushtarake çlirimtare, BDI, popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, e ka bërë zot të fateve të veta dhe pjesmarrës aktiv, me kompetencë e prifesionalizëm në drejtimin e shtetit dhe në mbarvajtjen e jetës politike, kombëtare e shtetërore në të gjitha sferat dhe me të gjithë potencialin e madh, në terë zingjirin demokratik e ligjzbatues!

BDI është parti legale politike shqiptare simbol!
BDI është dëshmi e madhe, se kur politika është me brum kombëtar,
kur nuk është servile dhe ekstreme nacionaliste, përfaqëson aspiratë kombëtare e shtetërore, e në akord të plotë me aspiratat euroamerikane!

BDI ka dhënë prova të qarta se partia politike shqiptare, që unitet dhe lidership të aftë, pavarësisht turbulencave të përfaqësuara nga ish pushtuesit dhe nga kundershtarët politik, ka ditur dhe është e mundur të perballojë çdo të papritur dhe të ecë e marshojë e pamposhtur dhe fitimtare në beteja të vazhdueshme që e presin në të ardhmen e saj!

BDI nuk është vetëm parti e madhe politike shqiptare, por është parti me ndikim të madh e serioz, roli i saj është vendimtar, është e pranishme jo vetëm në jetën politike kombëtare e shtetërore në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri, Kosovë e Luginë të Preshevës, por edhe më gjerë në rajon dhe jashtë tij!

BDI është dielli i Ali Ahmetit, që ndriqon, ngroh dhe rrezaton shkëlqim të madh në truallin shqiptar të Maqedonisë së Veriut!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 5 Qershor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka lansuar disa sulme në kryeqendër të Libanit, Bejrut.…