BE-ja investoi mbi 10 milionë euro në Shërbimin Korrektues të Kosovës

27 shkurt 11:55

Bashkimi Evropian (BE) ka mbajtur pjesën përmbyllëse të projektit për “Fuqizimin e Mëtutjeshëm të Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues në Kosovë”.

Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës si dhe mbështetja e Kosovës në përmirësimin e standardeve të sektorit gjyqësor duke e fuqizuar më tej kornizën institucionale.

Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova, ka potencuar se duhet të merren masa esenciale për të burgosurit në integrimin e tyre në shoqëri.

Apostolova ka theksuar se ky projekt ka dhënë praktikën me të mirë evropiane për shërbimin korrektues dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“BE-ja e ka mbështetur Kosovën në sundimin e ligjit. E ka mbështetur edhe qendrën korrektuese, burgjet. Që nga viti 2010 shumë e financimit ka kaluar mbi 10 milionë euro. Personat në burgje janë të ndjeshëm dhe kanë drejt në të drejtat e tyre. Që nga burgu të kthehet në shoqëri duhet masa esenciale që të integrohet”.

“Ky projekt është dizajnuar për ndarjen e përvojave më të mira të Evropës në Kosovë. Besoj se ka dhënë një praktik të mire në sektorin e shërbimit korrektues dhe sundimin e ligjit”, ka thënë Apostolova, raporton “EO”.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se shërbimin korrektues e sheh si sfidë e qeverisjes, por edhe prioritet.

Haxhiu ka premtuar se do të punojë në draftligjin për Shërbimin Korrektues në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, ajo ka premtuar kushte të mira dhe trajnime të stafit si dhe kontrollimin e aftësive çdo dy vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se pret…