BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, Kallas: Një nga paketat më të fuqishme deri sot

18 korrik 2025 | 09:57

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka njoftuar se është miratuar paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kallas e ka cilësuar këtë si një nga paketat më të forta deri sot.

“Ne po qëndrojmë të palëkundur. BE-ja sapo miratoi një nga paketat më të fuqishme të sanksioneve ndaj Rusisë deri më sot. Po i ulim edhe më tej buxhetin e luftës së Kremlinit, duke vendosur masa ndaj edhe 105 anijeve të flotës së fshehtë, bashkëpunëtorëve të tyre dhe duke kufizuar më tej qasjen e bankave ruse në financime”, ka shkruar Kallas në “x”.

  • Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje rreth sanksioneve.

“Tubacionet Nord Stream do të ndalohen. Një kufi më i ulët për çmimin e naftës. Po ushtrojmë më shumë presion mbi industrinë ushtarake ruse, bankat kineze që mundësojnë shmangien e sanksioneve dhe po bllokojmë eksportet e teknologjisë që përdoren në drone”, ka shkruar Kallas.

Ndryshe, para tri ditësh dështoi miratimi i sanksioneve, shkaku i Sllovakisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka…