BE-ja në raport me Ballkanin

20 tetor 2019 | 14:02

Shkruan: Fanol Shala

Kriteret e Kopenhagës (1993) shtuan kompleksitetin e shteteve për anëtarësim në BE, sepse shumë shtete duhet të tranzitonin në demokraci. Më vonë, në 2007-n, zgjerimi i ngutshëm në BE me Rumaninë dhe Bullgarinë (që BE edhe sot bartë pasojat e tyre), si dhe shanset të vazhdojnë “Brexit-et” tjera, kanë zbehur fortësinë e këtij unioni dhe zgjerimin e mëtutjeshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sot, Mali i Zi pothuajse ka hapur të gjitha kapitujt e acquis për anëtarësim në BE (35 kapituj), dhe Serbia i përafrohet atij vendi. Por a do të mbyllen këta kapituj për një kohë të shkurtër, kur shikon destruktimin brenda BE-së? Kujtojmë se Macron ka filluar të mbrojë më shumë interesat nacionale ose të BE-së dhe të jetë neutral ndaj politikave ndërkombëtare.

Shembull kur i njëjti vitin e kaluar thotë se BE-ja duhet ta ketë ushtrinë e saj në mënyrë që BE-ja mos të varet nga NATO-ja, megjithëse duket sikur ai e kishte harruar se BE-ja dhe Franca nuk është se shpenzohen shumë financiarisht për ta mbajtur gjallë atë organizatë.

Sa i përket çështjeve brenda Ballkanit. Kosova kalojë Demarkacionin me Malin e Zi, kur politika i premtoi si këmbim liberalizimin e vizave në zonën schengen, ndërsa Maqedonia Veriore ka ndryshuar emrin e saj pwr të hequr fuqinë e veto-s së Greqisë, si këmbim për t’i hapur rrugë fillimit të negociatave me BE-në, por dje ky premtim nuk është mbajtur nga BE-ja. Në këtë frymë, çfarë e siguron një shtet të Ballkanit, konkretisht Kosovën që t’i jap fund problemit me Serbinë duke dhënë diçka nga vetja, në këmbim të njohjes nga po i njëjti vend dhe në anën tjetër kush do ta siguronte Kosovën që më pas të njihet nga pesë shtetet e BE-së, shumë më të rëndësishme se sa Serbia. Prandaj, dje është vërtetuar se në BE nuk ka vullnet dhe konsensus për integrimin e Ballkanit në gjirin e saj. Statusi i Ballkanit karshi BE-së mbetet: “Pending”. Kështu të paktën mund t’i konvenojë BE-së, që përmes misioneve të saja, fondeve IPA apo mekanizmave tjerë mbështetës, të mbajë Ballkanin nën kontroll, por jo se i duhet patjetër të zgjerohet me të. Pra mund të jetë e më e rëndësishme për BE-në, të mos ketë ndikim të plotë në Ballkan nga fuqitë tjera të Botës. Dëgjohet për ndikimet ndërkombëtare (jo-evropiane) në këto vende, por jo te gjithë kanë dhënë sqarime si po ndodh kjo. Në punimet e mija kërkimore në Varshavë, kam gjetur që disa njohës të politikës thonë se në Maqedoninë Veriore u hapen vende ku promovohej kultura dhe fetë e caktuara, dhe ngjashëm tentohet në vende tjera të Ballkanit, e për Kosovën ka shtete të caktuara që përqafojnë lobin kundër ekzistencës së shtetësisë së saj, ndërsa Shqipëria tentohet të joshet me idenë e një bashkëpunimi të ngushtë mes Ballkanit, ku përfituesit më të mëdhenj të saj të mund të dilnin Shqipëria dhe Serbia. Bosnja mbetet me sistemin më kompleks shtetëror dhe me nivelet qeverisëse të saj si dhe kontradiktat e brendshme të nacionaliteteve atje […].

(Autori është njohës i integrimeve evropiane)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me…