Bedri Hamza, kryetar i ri i PDK-së? Flet Memli Krasniqi

12 nëntor 2025 | 15:57

Memli Krasniqi pasi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, është pyetur nëse Bedri Hamza do të jetë pasardhësi i tij.

Ai ka thënë se nëse Hamza kandidon për këtë post, do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.

“Jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza, sepse jam i bindur që do të ishte kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova. Nëse ai kandidon për kryetar, e ka mbështetjen time të plotë”, ka thënë Krasniqi në një konferencë për medie.

Ndër të tjera, Krasniqi ka theksuar se gjithmonë ka qenë i sinqertë dhe i drejtpërdrejt, duke thënë se vendimin për dorëheqje ndoshta do ta merrte më herët sikur të kishte stabilitet institucional.

“Sikur të ishte një qeveri e planifikuar, do shpallja zgjedhjet e partisë dhe nuk do të kisha garuar”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të…