
Bedri Hamza në mbështetje të Shukri Bujës në Lipjan
11 tetor 2025
| 19:01
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë të ditur se sot e ka vizituar shtabin e degës së PDK-së në Lipjan, Bedri Hamza.
“Sonte, në Shtabin e Degës së PDK-së në Lipjan, patëm nderin të mirëpresim Bedri Hamzën, njërin nga shtyllat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e fundit.
Me përvojën, integritetin dhe vizionin e tij shtetformues, Bedri Hamza është shembull i udhëheqjes që i jep forcë PDK-së dhe besim qytetarëve.
Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja.