Bedri Hamza përmend Thaçin, Veselin e Krasniqin: Ata e bënë Kosovën shtet, na duan të bashkuar

17 nëntor 2025 | 17:33

Në këtë ditë të rëndësishme për PDK-në, kandidati për kryetar të PDK-së, Bedri Hamza i ka përmendur edhe liderët historikë të kësaj partie, të cilët janë në përfundim të procesit gjyqësor në Hagë.

“Le t’i nderojmë liderët tanë historikë, të cilët me vizion, guxim e sakrificë e bënë Kosovën shtet të pavarur e sovran. Hashim Thaçin, nënshkruesin e marrëveshjes së Rambujesë, shpallësin e pavarësisë, kryeministrin dhe presidentin që e afirmoi Kosovën ndërkombëtarisht. Kadri Veselin, heroin e heshtur, çlirimtarin e madh dhe kryetarin që e modernizoi partinë. Jakup Krasniqin, politikanin e urtë dhe zërin e pathyeshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë. Sakrifica e tyre dhe e shumë të tjerëve është themeli mbi të cilin ne qëndrojmë sot”, ka thënë Hamza.

Ai i ka falënderuar edhe kryetarët paraprakë, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin.

“Faleminderit edhe miqve të mi, Enverit dhe Memlit, për punën e tyre të pandalshme dhe me shumë përkushtim për partinë”, ka thënë Hamza.

“Bashkëpartiakë të dashur ka ende shumë për të bërë, kemi shumë për të përmirësuar. Ne të gjithë kemi kaluar në faza të vështira. Kemi pas mendime të ndryshme dhe momente që na kanë larguar dhe kjo është normale në cdo familje politike. Është e rëndësishme që sot jemi këtu me vullnet për të dëgjuar, për të kuptuar  dhe për t’u afruar. Sepse forca jonë qëndron në aftësinë duhet ta forcojmë. Dhe idealet që na bashkuan dikur janë po ato që udhëheqin dhe sot. Bashkimi nuk e ka të mendojmë njësoj, kërkon të punojmë me njëri tjetrin, respekt dhe përgjegjësi dhe qëllimin e përbashkt për të ecur përpara. Ne ndajmë një histori, një mision të madh dhe unë do të flas me sinqeritetin që meriton. Asnjë institucion dhe organizatë, asnjë prej nesh nuk është i pagabueshëm”, tha ai.

Hamza tha se dueht të jenë bashkë sepse këtë e presin edhe Hashim Thaci, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi

“Sot me shumë se kurrë kemi nevojë për njëri tjetrin, për tu mbështetur e për të mos humbur askënd nga rruga jonë, sepse ata që dhanë shumë për këtë parti, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi që i respektojmë dhe i duam presin një gjë nga ne, të jemi të bashkuar” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte i vetmi që kërkoi të shtyhet Konventa e PDK-së…