
Bedri Hamza pret në Mitrovicë kryetarin e PDK-së: Punët e mira do të vazhdojnë me Arian Tahirin!
04 shtator 2025
| 21:07
Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot në Mitrovicë kryetarin e partisë, Memli Krasniqi.
Hamza tha se bashkë me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin, kanë biseduar me Krasniqin për zhvillimet e fundit politike, shoqërore dhe ekonomike si në qytet, ashtu edhe në nivel vendi.
Ai u shpreh se Mitrovica “mbetet në duar të sigurta” dhe se punët e mira do të vazhdojnë me Arian Tahirin.