
Befason tenistja spanjolle, pensionohet në moshë të re
Tenistja spanjolle, Sara Sorribes Tormo tronditi botën e tenisit dhe vendosi t’i japë fund karrierës, edhe pse është vetëm 28-vjeçare. Sorribes njoftoi se do të bënte një pushim nga karriera e saj dhe për këtë shkroi në rrjetet sociale.
“Sara e gëzuar dhe e lumtur që shihni jashtë fushës është larg realitetit të gjithçkaje që mbaj brenda”, ka zbuluar fillimisht ajo në një postim në “Instagram”. “Kam humbur dëshirën për të stërvitur, për të përparuar dhe për të shkuar në turne. Vendosa të gjej kohë për veten time, për kokën dhe trupin tim. Kam disa kohë që vuaj në fushë”, ka përfunduar spanjollja.
Ajo thotë se një periudhë e vështirë është pas dhe se po vendos të pushojë nga karriera për shkak të stresit. Meqë ra fjala, Sorribes fitoi medaljen e bronztë në garën e çifteve në Lojërat Olimpike në Paris verën e kaluar, ku konkurroi me Cristina Bucs. Ajo ka deklaruar se nuk e di nëse ndërprerja e karrierës do të jetë e përhershme apo e përkohshme.