
Begaj bën thirrje për bashkëpunim mes aleatëve për transformimin e sfidave aktuale
26 maj 2025
| 11:07
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se ishte i nderuar të mbante një fjalë në Forumin “Renewing focus on peace and prosperity in the Balkans” në Dayton në nderim të 30-vjetorit të Marrëveshjes së Paqes.
“Rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Dayton-it dhe integrimin Euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Vlerësova partneritetin strategjik me SHBA-në, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së në rajonin e Ballkanit”.
“Shpreha përkushtimin e Shqipërisë si anëtare e Aleancës Euroatlantike për të forcuar solidaritetin, unitetin dhe kohezionin e NATO-s”.
“Bëra thirrje për bashkëpunim mes aleatëve për transformimin e sfidave aktuale në mundësi, shpresë dhe unitet”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.