
Begaj e Berisha panë nga afër mbjelljen e drunjve në qytetin e Malishevës
Sot ka filluar realizimi i projektit për mbjelljen e drunjve përgjatë rrugëve në qytetin e Malishevës.
Fillimin e realizmit të këtij projekti e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha.
Begaj e Berisha janë ndarë të kënaqur me fillimin e realizimit të këtij projekti, për mbjellje të drunjve në qytet.
“Gjelbërimi është jetë për një vendbanim dhe jam i kënaqur që jemi duke realizuar këtë, pasi sa më shumë gjelbërim në qytet, do të thotë më shumë jetë”, ka thënë kryetari Begaj, përderisa u shpreh i kënaqur me realizimin e këtij projekti.
Mbjellja e drunjve ka filluar në rrugën “Hamdi Berisha”, ku do të mbillen rreth 200 drunj, ndërsa bazuar në tërë projektin, do të mbillen rreth 800 drunj në rrugët e qytetit në Malishevë.