Begaj e zyrtari danez flasin për mundësitë e bashkëpunimit

06 janar 2019 | 14:29

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune ish-vëzhguesin e Bashkimit Evropian (BE) nga Danimarka, Stig Skovbo, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Malishevë dhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të kësaj komune dhe qyteteve në Danimarkë.

Kryetari Begaj e ka falënderuar zyrtarin danez, Stig Skovbo, për vizitën e tij dhe e ka njoftuar atë me zhvillimet në Komunën e Malishevës, të arriturat, sfidat dhe nevojat që ka kjo komunë.

Nga anë tjetër Stig Skovbo është shprehur i kënaqur me të arriturat dhe zhvillimet e përgjithshme në Malishevë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të krijuar lidhje në mes të Malishevës dhe vendeve në Danimarkë, me qëllim të krijimit bashkëpunimit të ndërsjellë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një konference për medie ka…