Begaj pas votimit: Kjo ditë e sotmja është e veçantë, pasi kemi hapur negociatat për BE

11 maj 2025 | 11:41

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pasi hodhi votën i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, tha se procesi iu duk i qetë.

Ai ndër tjerash tha se sot është një ditë e veçantë pasi Shqipëria ka hapur negociatat për BE, duke shtuar se sot për herë të parë voton edhe diaspora.

“Mua m’u duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendi dhe demokracinë. Kjo ditë e sotmja ka një ditë të veçantë, pasi kemi hapur negociatat për BE, për herë të partë voton diaspora dhe duhet të plotësohen standarde. Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzueshme, ku qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe vullneti i tyre të dëgjohet”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i është përgjigjur komenteve të mëparshme…