Begaj priti në takim deputetin Hoti dhe katër zëvendësministra

21 dhjetor 2017 | 13:27

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti dhe zëvendësministrat Vesel Krasniqi nga Ministria e Bujqësisë, Rexhep Mazreku nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Faton Thaçi nga Ministria për Tregti dhe Industri dhe Çerkin Dugolli nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë takim ishin prezent edhe Këshilli i drejtorëve, ndërsa deputeti Hoti dhe zëvendësministrat, e kanë uruar kryetari Begaj, me rastin e dhënies së betimit dhe fillimin e mandatit të dytë, në krye të Komunës së Malishevës.

Kryetari Begaj, i ka falënderuar deputetin Hoti dhe zëvendësministrat, të cilët vijnë nga Komuna e Malishevës, si dhe i ka informuar me gjendjen aktuale në këtë komunë, planet komunale dhe nevojat e përgjithshme të Komunës së Malishevës, për të cilat nevojitet edhe mbështetja nga niveli qendror, sidomos në investimet të cilat të lidhura me zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të Komunës së Malishevës, dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët.

Zëvendësministrat Dugolli, Thaçi, Mazreku e Krasniqi, kanë marrë të gjitha informacionet lidhur me Komunën e Malishevës, në mënyrë të veçantë për nevojat që lidhen me ministritë ku ata janë të angazhuar. Po ashtu edhe deputeti Enver Hoti, ka theksuar se do të angazhohet fuqishëm brenda Kuvendit të Kosovës, për Malishevën, në mënyrë që edhe kjo komunë të jetë e barabartë me komunat tjera të Kosovës, në çdo aspekt, duke përfshirë edhe investimet strategjike nacionale dhe investimet kapitale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës…