Begaj: Të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive, Kosova realitet i pakthyeshëm

27 maj 2025 | 13:07

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si folës në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se më shumë se kushdo tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor e kuptojnë më mirë çmimin e paqes, teksa Kosovën e ka cilësuar realitet te pakthyeshëm.

Më tutje, Begaj ka thënë se NATO mbetet gurthemeli i sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën demokratike.

“Ky takim zhvillohet në një moment kur themelet e sigurisë sonë po vihën sërish në provë. NATO mbetet gurthemeli i sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën demokratike. NATO është Aleanca më e suksesshme, më e fuqishme dhe më e bashkuar në histori. Në mjedisin e ndërlikuar gjeopolitik të sotëm, NATO përfaqëson një aleancë politike, ushtarake dhe morale, bazuar në mbrojtjen kolektive, vlerat e përbashkëta dhe një qëllim të përbashkët. Për Shqipërinë, anëtarësimi në NATO në vitin 2009 shënoi një kthesë historike. Ai afirmoi identitetin tonë si pjesë e familjes euroatlantike. Që nga ajo kohë, Shqipëria mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj misionit dhe vlerave të Aleancës. Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe do të vazhdojmë të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, i pyetur për…