Behgjet Pacolli: Albini nuk është kriminel, në vendet evropiane ai do të ishte i lirë

27 dhjetor 2017 | 21:56

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reagur ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për vazhdimin e paraburgimit për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti.

“Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqëndrohet me teper në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se pas përfundimit…