Behgjet Pacolli ndërton “Sarandën” në Kazakistan (Foto)

14 tetor 2020 | 00:10

Presidenti i AKR-së, deputeti, biznismeni, Behgjet Pacolli është duke ndërtuar “Sarandën” në Kazakistanin e largët.

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, teksa krenohet me këtë projekt, Pacolli jep edhe arsyet pse zgjodhi ta pagëzojë me këtë emër.

“Fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana) ishte një ide dhe vizion e imja për një lagje moderne në zemër të natyrës. Aty ku do të vendoseshin kazakët e pasur. Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt është një nga krenaritë e kompanisë tonë”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell është vendosur në…