Behrami: Kurti po përgatit terrenin për koalicion me Listën Serbe, duke e ‘paketuar’ si detyrim kushtetues

28 gusht 2025 | 21:25

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se me qëllim po e nxit Listën Serbe që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me synimin për të krijuar precedent që forcon pozitën e këtij subjekti në formimin e institucioneve.

“Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese mund të krijojë precedent të rrezikshëm, se pa pjesëmarrjen e subjektit serb, i cili përfaqëson shumicën në komunitetin serb, nuk mund të krijohen institucionet e vendit,” shkroi Behrami në një reagim publik.

Sipas tij, kjo lëvizje është pjesë e një strategjie të VV-së për të paraqitur pjesëmarrjen e Listës Serbe në Kuvend si “detyrim kushtetues”, në një kohë kur Kurti nuk i ka numrat për të formuar Qeverinë. “Po përpiqet ta ‘paketojë’ si detyrim kushtetues dhe jo si marrëveshje politike,” shtoi ai.

Behrami paralajmëron se një vendim i tillë nga Kushtetuesja do të shtrëngonte edhe më tej hapësirën kushtetuese për përfaqësuesit serbë, duke lënë pasoja afatgjata për rendin institucional në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë reaguar…