Behrami: PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim, Kurti është duke e shkelur kushtetutën

18 prill 2025 | 14:03

Një ditë përpara seancës konstituive të Kuvendit, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një intervistë për “RTV21” ka bërë me dije se qëndrim i PDK-së nuk ka ndryshuar.

Sipas tij, së pari Kurti dhe të tjerët duhet të japin dorëheqje sepse janë duke e shkelur Kushtetutën.

“Kërkesa vazhdon të jetë e njëjtë, zoti Kurti me qeverinë e tij duhet të jap dorëheqje pasi që ai është duke e shkelur kushtetutën. Nuk i takon LV-së të konstatoj nëse ka konsensus ose jo në komision me që konsensusi matet në Kuvend dhe aty matet se kush i ka numrat dhe kush nuk i ka”, ka thënë Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra turke Galatasaray ka nisur herët përgatitjet për sezonin e…