
Behrami për Gërvallën: Qëndrimi i saj tregon distancë institucionale nga UÇK‑ja
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami tha se Ministrja e Jashtme, në detyrë Donika Gërvalla i ka trajtuar ish-krerët e UÇK-së me ftohtësi institucionale duke mos i mbështetur dhe duke praktikuar indiferencë efektive ndaj nevojave të tyre.
”Ministria e Jashtme, Donika Gërvalla ka shkuar me larg, sepse ka qenë një kontratë e MPJ-së ku familjet e ish krereve kanë pas mundësi me dërgu gjësende familjarëve te tyre, veshmbathje e libra, Donika Gervalla i ka derguar gazetarëve listën prej brushes së dhembeve e deri e gjërat me banele . Kjo tregon urrejten që kta njerëz e kanë dhe që e ushqejnë kundër UÇK-së, është urrjetje që ata i mban gjallë politikisht”, tha Beharmi.
Behrami në ”Clcik” të RTV21 kritikoi qëndrimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti përballë Gjykatës Speciale, duke e përshkruar si idealizim të tepruar.
Sipas tij, Kurti me Osmanin paradite ” thonin se nuk do ndërhynin në drejtë kurse pasdite flisnin kundër saj”.
“Secili shtet i ka ndihmuar njerëzit e vet që kanë përballuar drejtësinë në Hagë. Shteti i Kosovës, fatkeqësisht, që nga fillimi ka qenë vetëm me dozë idealizimi, ‘demek ne nuk ndërhyjmë në drejtësi.’ Paradite kemi pasur Kurtin e Osmanin që thonin se nuk do ndërhynin, kurse pasdite flisnin kundër saj. Asokohe po përhapnin stereotipe si: ‘vet e keni votuar, tani ja shijoni pasojat.’ Kjo është e rrezikshme — tregon se ata kanë zero ndikim të vërtetë për vendin. Gjykatën Speciale e shohin vetëm si mekanizëm për të dënuar figura politike të fuqishme, që dikur mundeshin me qenë kur të duan.”