
Bekaj, mes Turqisë dhe Gjermanisë
Portieri i Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, mund të la Superligën e Kosovës në afatin kalimtar të verës. Gardiani prishtinas mund ta vazhdojë karrierën në Gjermani apo Turqi. Mediat e njohura turke si “Fanatik” apo “Haberler” kanë shkruar.
“Bekaj, 23-vjeçari që luan me Prishtinën në Kosovë, mund të jetë e ardhmja e re në kampionatin turk”.
“Ai më parë ishte në shënjestër të Beshiktashit, por ka mundësi të shkojë edhe në Gjermani te Hoffenheimi apo Hamburgu”, shkruhet në gazetat turke. Bekaj ishte pranë kalimit në futbollin gjerman edhe në afatin kalimtar të verës së kaluar, mirëpo operacioni dështoi të realizohet në fund. Edhe pse shumë i ri, Bekaj ka qenë mes futbollistëve kryesorë të Prishtinës në vitet e fundit. Mbetet të shihet nëse ai do të mund ta bëjë hapin e karrierës në këtë afat kalimtar.