
Bekë Berisha bën thirrje që më 7 gusht qytetarët të bashkohen në mbrojtje të krerëve të UÇK-së në Hagë
02 gusht 2025
| 19:19
Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, ka bërë thirrje që më 7 gusht t’i jepet mbështetje e plotë protestës për padrejtësitë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Si kandidat në garën për kryetar të Prishtinës, i jap mbështetje të plotë protestës për padrejtësitë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë”.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që të bashkohen më 7 gusht, në ora 17:00, në Sheshin Skënderbeu! Historia nuk mund të ndryshohet!”, ka shkruar në Facebook Berisha.