
Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se sot Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me vota unanime, miratoi tetë kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit.
Kësaj here deputeti Bekë Berisha do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:
• Në Gjakovë: Ardian Gjini
• Në Pejë: Ali Berisha
• Në Suharekë: Bali Muharremaj
• Në Rahovec: Smajl Latifi
• Në Klinë: Zenun Elezaj
• Në Deçan: Bashkim Ramosaj
• Në Prishtinë: Bekë Berisha
• Në Artanë: Ajet Avdyli
“Gjatë ditëve në vijim, degët e Aleancës në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të Aleancës në të gjithë vendin. Aleanca po hyn në këtë proces zgjedhor me kandidatë të dëshmuar dhe me vizion të qartë zhvillimor”, ka theksuar Haradinaj.