
Bekë Berisha mobilizon kryeqytetin – banorëve të Kolovicës u premton përkrahje maksimal
01 tetor 2025
| 18:25
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha ka vazhduar vizitat në lagjet e Prishtinës, këtë herë në Kolovicë, ku u prit ngrohtësisht në një takim të organizuar nga Ilmi Canolli.
Berisha tha se këto vizita po japin një pasqyrë më të qartë të realitetit politik e qytetar në kryeqytet.
Ai premtoi përkrahje maksimale për banorët e lagjes, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të drejtpërdrejtë të shqetësimeve të qytetarëve.