Bekë Berisha publikon listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës (emrat)

14 gusht 2025 | 14:25

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka publikuar listën e kandidatëve të kësaj partie për Asamblenë Komunale të kryeqytetit.

Ai ka thënë se kjo listë përbehet nga njerëz që e duan Prishtinën me zëmër dhe shpirt.

“Prishtina jonë, ekipi ynë! Kjo është lista jonë e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës. Forcë e unifikuar e njerëzve që e duan këtë qytet me zemër e shpirt! Kemi bashkuar ide të freskëta, energji që nuk ndalet dhe përvojë që e di rrugën. Nga lagjet e qeta e deri te rrugët plot jetë, zëri ynë vjen i larmishëm, me të rinj plot guxim dhe profesionistë me përvojë, krah për krah, për të sjellë ndryshim aty ku nevojitet më së shumti. Me sinqeritet, bashkëpunim dhe besim se Prishtina meriton më të mirën, jemi gati të punojmë për ju, me ju!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Vitisë, Labinot Bislimi, ka…