
Bekim Azizi kandidat i PDK-së për kryetar të Vitisë
11 qershor 2025
| 23:16
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zyrtarizuar kandidaturën e Bekim Azizit për kryetar të Komunës së Vitisë, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Azizi, i cili aktualisht është kryetar i Degës së PDK-së në Viti, ka marrë mbështetjen e strukturave të partisë për të garuar për postin e të parit të komunës.
Në mandatin aktual, PDK-ja është në bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë, ku Bekim Azizi ushtron funksionin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë.