Bekim Jashari ia uron ditëlindjen babait

19 shkurt 14:40

Sot është ditëlindja e 68 e heroit tonë kombëtar, Hamëz Jashari.

Në këtë ditë, djali i heroit, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar babanë, duke ia uruar ditëlindjen.

Në profilin e vet në “Facebook”, Jashari ka uruar edhe nxënësit Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj, shkollë kjo e cila me këtë datë ka ditën e saj.

“Sot, po shënojmë ditëlindjen e 68-të, të Babait tim. Po shënojmë ditën e shkollës së Gjimnazit “Hamëz Jashari”, në këtë shkollë ku mësuan Babai dhe Axha im, dhe shumë figura tjera që më vonë u bënë personalitete të njohura. Urime Baba ditëlindjen! Urime dita e shkollës, nxënës të Gjimnazit “Hamëz Jashari’”, ka shkruar Jashari.

Kryetari i Skenderajt ka shpërndarë edhe një video ku flasin babai i tij dhe gjyshi, Shaban Jashari.

 

Posted by Bekim Jashari on Montag, 19. Februar 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i ardhshëm në mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë…