Bekim Jashari: Shikoni këtë dokumentar se çfarë krimesh ka bërë Serbia, pastaj të ulemi në tavolinën e dialogut

07 shkurt 2019 | 22:33

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka shpërndarë në profilin e vet në “Facebook” një video-reportazh rreth familjes Jashari.

Ai ka thënë se këtë dokumentar me këto sekuenca të shkurtëra, që tregon se çfarë krimesh ka bërë regjimi serb, është mirë ta kujtojmë para se të ulemi në tavolinën e dialogut me Serbinë.

“Këtë dokumentar me këto sekuenca të shkurtëra, që tregon se çfarë krimesh ka bërë regjimi serb, është mirë ta kujtojmë para se të ulemi në tavolinën e dialogut me Serbinë, si dhe në shumë raste tjera.  Pastaj, të mendojmë se si duhet vepruar. Kjo tokë është e  ujitur me gjak shqiptari, nga foshnjat e sapolindura e deri tek të moshuarit 100 vjeçar!”, ka shkruar Bekim Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nisur sonte seancën e…