Bekteshi: Në Elbasan sikurse në shtëpi

11 qershor 16:13

FC Prishtina po vazhdon fazën përgatitore në Gjakovë. Nën kushtet e përkryera dhe atmosferë të shkëlqyer pune, skuadra ka arritur në gjysmën e rrugës para ikjes për në Elbasan për ndeshjen gjysmëfinale të UCL të raundit preliminar.

“Atmosferë shumë e mirë sportive. Me të vërtet po kalojmë mjaft mirë në qytetin e Gjakovës. Jemi shumë të kënaqur me punën që po e bëjmë këtu në fushën e Vëllaznimit e cila na konvenon shumë për shkak të barit natyral, ashtu siç njëjtë do të kemi edhe ndeshjen në Elbasan. E ky ka qenë lajm mjaft i mirë për ne, sepse pothuajse do të luajmë sikurse në shtëpi, ndryshe nga udhëtimi i largët që na priste në Ishujt Faroe. Kemi një short të mirë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, por kjo nuk do të thotë që ka mbaruar gjithçka, sepse ne duhet të bëjmë punën tonë maksimale për ta kaluar këtë turne që e kemi para vetes. Jam shumë optimist, kam besim te skuadra, ashtu siç po ndjehem personalisht mjaft mirë, të gjithë bashkëlojtarët kanë pothuajse këtë ndjenjë të njëjtë sikurse unë”, ka thënë zëvendëskapiteni Leotrim Bekteshi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West ka bërë veprimin e papritur ndaj ish-bashkëshortes, Kim…