Beqa: Gjakova i dha përkrahje madhështore Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë dhe kandidat për deputet, Hajdar Beqa, ka pritur në kuadër të fushatës zgjedhore kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamzën. Qytetarët e Gjakovës i rezervuan një pritje madhështore Hamzës, duke dëshmuar mbështetjen e fuqishme për vizionin dhe programin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas tubimit, Beqa ka falënderuar pjesëmarrësit për mobilizimin dhe energjinë e treguar, duke theksuar se atmosfera e krijuar është shenjë e qartë e fitores së ardhshme.
“Takim madhështor në Gjakovë, në përkrahje të Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Si Kryetar i Degës së PDK-së në Gjakovë dhe kandidat për deputet, ju falënderoj nga zemra secilin prej jush që ishit pjesëmarrës sonte. Energjia, bashkimi dhe vendosmëria që pamë sonte janë dëshmi e qartë se fitorja po vjen”, ka shkruar Beqa.
Ai u bëri thirrje strukturave dhe qytetarëve që të vazhdojnë angazhimin deri më 28 dhjetor, duke theksuar se vetëm me punë dhe përkushtim do të kurorëzohet fitorja e madhe.
“Deri më 28 dhjetor, mos u ndalni, vazhdoni me angazhim, sepse së bashku do ta kurorëzojmë fitoren tonë të madhe. Faleminderit Gjakovë”, ka përfunduar Beqa.



