‘Beqë’ fajdexhiu i Prizrenit dënohet me 4 vite burg, si dhe viktimës t’ia kthej krejt paratë që ia mori

04 qershor 2025 | 18:44

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Beqir Hoxhës, duke e dënuar me 4 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për fajde. Ai obligohet t’ia paguajë të dëmtuarit F.S., shumën prej 77 mijë e 500 euro.

Sipas aktakuzës për fajde, të dëmtuarit F.S dhe prindi i tij Sh.S duke qenë në gjendje të rëndë financiare dhe nga nevoja për investuar në biznesin familjar, kanë kërkuar të holla nga i akuzuari Hoxha dhe se në emër të fajdesë i dëmtuari F.S është detyruar t’i paguajë shumën mbi 78 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Alltën Murseli.

“I pandehuri Beqir Hoxha me shënime si në shkresat e lëndës, është fajtor për shkak të veprës penale ‘Fajdeja’ nga neni 331, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha gjykatësja Murseli.

Gjykatësja Murseli tha se në rast që i akuzuari Hoxha nuk mund të paguajë dënimin me gjobë prej 5 mijë euro, ky dënim mund t’i shndërrohet në dënim me burgim, ku për një ditë burg i llogaritet shuma prej 20 euro.

Po ashtu, gjykatësja tha së në rast se i akuzuari Hoxha nuk mund t’ia kthejë shumën prej 77 mijë e 500 euro të dëmtuarit F.S., atëherë i konfiskohet pasuria që e ka në vlerë të barabartë me vlerën e dëmit në shumën e lartpërmendur.

Murseli tha se të akuzuarit i kthehet telefoni i konfiskuar- iPhone 11 pro max, ndërkaq i konfiskohet shuma e parave prej 700 euro.

Gjykatësja Murseli theksoi se i gjithë vendimi krijon obligim pasi që vendimi të bëhet i formës së prerë, duke njoftuar po ashtu se palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës pasi që vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë të pranohet me shkrim.

prokurorja Arjana Shajkovci, ndërkaq nuk ishte i pranishëm i akuzuari Hoxha dhe as avokati i tij Valdet Hoxha.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 6 nëntor 2023, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Beqir Hoxhës, i cili ngarkohej për veprën penale të fajdesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Këshillit…