
Beqiri, delegat i EHF-së në Kampionatin Evropian U19 në Podgoricë
21 korrik 2025
| 12:02
Delegati i ndeshjeve i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, kishte periudhë shumë të ngarkuar në Podgoricë të Malit të Zi.
Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në Kampionatin Evropian për hendbollistet deri në 19 vjet.
Evropiani nisi më 9 korrik, ndërsa përfundoi të dielën.
Beqiri ishte delegat në shumë ndeshje të rëndësishme, duke përfshirë edhe gjysmëfinalen mes Austrisë dhe Spanjës.
Me delegimin e Beqirit në Evropianin e 19-vjeçareve vetëm është konfirmuar besimi i madh që EHF-ja ka në zyrtarët e ndeshjeve të Federatës së Hendbollit të Kosovës.