Berat Duraku kandidat për asamble, Smajl Latifi e vlerëson personalitet

24 korrik 2025 | 12:45

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku do të jetë kandidat për asamble në zgjedhjet lokale. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Dua sot të ndaj me ju një emër që për mua nuk është thjesht bashkëpunëtor, por një njeri me të cilin kemi ndarë punë, sfida dhe suksese për të mirën e komunës sonë – Berat Duraku. Berati vjen nga Krusha e Madhe, një vend që është simbol i historisë, i sakrificës dhe i krenarisë sonë kombëtare. Por, përveç kësaj, ai rrjedh nga familja e respektuar Duraku, një familje me rrënjë të thella në vlerat e besës, të respektit dhe të shërbimit ndaj vendit”, ka shkruar Latifi, raporton “Epoka e re”.

Berat Duraku me profesion është ekonomist, derisa ka shërbyer për dy mandate si drejtor i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit.

Postimi i plotë i Latifit:

Të dashur qytetarë,

Dua sot të ndaj me ju një emër që për mua nuk është thjesht bashkëpunëtor, por një njeri me të cilin kemi ndarë punë, sfida dhe suksese për të mirën e komunës sonë – Berat Duraku.

Berati vjen nga Krusha e Madhe, një vend që është simbol i historisë, i sakrificës dhe i krenarisë sonë kombëtare. Por, përveç kësaj, ai rrjedh nga familja e respektuar Duraku, një familje me rrënjë të thella në vlerat e besës, të respektit dhe të shërbimit ndaj vendit.

Me profesion ekonomist, Berati ka shërbyer për dy mandate drejtor i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit. Ai është i përkushtuar, profesionist, njeri i fjalës dhe i veprës. E njeh realitetin e bujqësisë dhe jetën në fshat më mirë se kushdo sepse e ka jetuar dhe e ka ndihmuar nga brenda.

Sot, ai paraqet kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si vazhdimësi e një angazhimi të sinqertë dhe të dëshmuar ndër vite. Kam besim të plotë në vlerat që përfaqëson dhe në përkushtimin e tij për të qenë zë i fuqishëm e përfaqësues i denjë i qytetarëve tanë në Kuvendin Komunal.

Berat Duraku është një njeri i matur në fjalë dhe i përkushtuar në veprim. Ai punon me përulësi, por me bindje të fortë, gjithmonë duke u udhëhequr nga përgjegjësia ndaj vendit dhe ndaj njerëzve të tij. Dashuria për Krushën e Madhe dhe për komunën e Rahovecit është shtytësi i çdo angazhimi të tij dhe pikërisht kjo e bën atë një vlerë të çmuar për të ardhmen e përbashkët që po ndërtojmë.

Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ngjarje të pazakontë për vendin tonë, raportohet se…