‘Bëri çmos ta ndërtonte lirinë e shtetit, politikan me kulturë të gjerë’, Rexhep Qosja shkruan për figurën e Faton Nanos

02 nëntor 2025 | 10:45

Akademik Rexhep Qosja ka shkruar në “Facebook” për figurën e Fatos Nanos, duke thënë se ai ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare.

“Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që shënoi zhvillimin e shtetit shqiptar drejt vetëdijes së tij të fuqishme politike. Fatos Nano ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare – politikan me kulturë të gjerë, polemist me mendim të vendosur që nuk i fshihte as pasionin, as kontradiktat e veta. Në të shquhej një përmbajtje mendore e vendimmarrëse që i mungon politikës së sotme: ai thoshte, lexonte, dyshonte – cilësi këto të rralla në një botë politike që shpesh shpreh bindje pa vendime!”, ka shkruar Qosja.

Qosja ka thënë se Nano do të kujtohet si njeriu që përpiqej të krijonte një raport të ri midis socializmit dhe demokracisë, midis traditës dhe modernitetit, midis njeriut të lirë dhe shtetit të përgjegjshëm.

“Në historinë kombëtare shqiptare Fatos Nano do të kujtohet si njeriu që përpiqej të krijonte një raport të ri midis socializmit dhe demokracisë, midis traditës dhe modernitetit, midis njeriut të lirë dhe shtetit të përgjegjshëm. Sot, me largimin e tij, mbyllet një kapitull i gjithanshëm e i gjatë i shndërrimeve në jetën tonë historike i njerëzve që e nisën politikën si mision”, ka shkruar ai.

Më tutje, Qosja ka theksuar se Nano bënte çmos ta ndërtonte lirinë e shtetit.

“Fatos Nano shkoi, por mbeti shëmbëlltyra e tij historikisht e amshuar, e përjetshme si dëshmi e një kohe në të cilën Ai bënte çmos që të ndërtonte lirinë e shtetit për të gjithë përmes arsyes socialiste dhe arsyes demokratike dhe arsyes gjithëkombëtare”, ka shkruar Qosja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e një qeverie me legjitimitet të plotë, po  shihet…