Berisha: Do të bëjmë gjithçka për votën e lirë, s’ka forcë që na ndalon

12 maj 2025 | 14:22

Lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha u ka bërë thirrje strukturave të Partisë Demokratike (PD) që të mbrojnë me përkushtim çdo votë deri në përfundim të procesit të numërimit të votave.

Berisha, në një konferencë për medie të hënën ka thënë se çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh.

“Ju bëj thirrje të gjithë strukturave të PD-së që të bëjnë gjithçka që të mbrohet çdo votë me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh”, ka thënë Berisha.

I pyetur nëse do t’i pranojë zgjedhjet e 11 majit, Berisha, duke iu shmangur një përgjigje të drejtpërdrejt, ka thënë se do të luftojë derisa të ketë zgjedhje të lira për shqiptarët.

“Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD-në të bëjë gjithçka për votën e shqiptarëve. Ju them, forcë në botë nuk do të ketë t’i frenojë shqiptarët të votojnë të lirë. Trumpi është një zë që mbështet fuqishëm zgjedhjet e lira në Amerikë dhe në botë. Atëherë, ta harroi kush se mund të pengojë shqiptarët pa votuar edhe ato si kombet e tjera të lira”.

“Për Partinë Demokratike procesi elektoral është procesi themelor i një shoqërie të lirë. Në këtë kontekst jam këtu së pari për të shprehur mirënjohjen për të gjithë ata komisioner dhe vëzhguesve”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh.  SHALA - BAJGORA Në Shqipëri asgjë e papritur:…