
Berisha: GEN-i i Serbisë, Berishaj, Krasniqi, Mihali dhe Kurti janë zinxhiri i mafisë energjetike në Ballkan
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj mesazheve të Dejona Mihalit me ish-shefin ekzekutiv të KEK-utë, Nagip Krasniqi, të cilat janë publikuar dje nga gazeta “Nacionale”.
Ai ka vlerësuar se Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Dejona Mihali dhe Albin Kurti janë zinxhiri i mafisë serbo-shqiptare të energjisë në Ballkani.
Berisha ka shkruar në “Facebook” se Prokuroria Speciale duhet të dërgojë para organeve të drejtësisë të gjithë këta njerëz.
“GEN-i i Serbisë-Martin Berishaj-Nagip Krasniqi-Dojena Mihali-Albin Kurti, janë zingjiri i mafisë serbo-shqiptaro-greke të energjetikes në Ballkan! Prokuroria Speciale duhet t’i dërgoj para organeve të drejtësisë gjithë këtë organizatë kriminale për t’i dhënë dënimin e merituar dhe për të zbardhë për opinionin, ku dhe te kush përfunduan në Kosovë miliona euro të ardhur nga Martin Berishaj nga Beogradi?”, ka shkruar Berisha.