
Berisha rikthehet te Salzburgu
07 janar 2020
| 14:01
Sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha, është rikthyer te Salzburgu.
Ai ka qenë i huazuar tek Altachu për një vit. Në sezonin e fundit, tek Altachu në Bundesligën austriake Berisha ka shënuar 7 gola në 17 paraqitje. Në sezonin e mëhershëm kishte shënuar po 7 gola, por në 14 ndeshje.