Berisha shënon golin e tij të parë këtë sezon në Australi

07 shkurt 2021 | 14:22

Ish-sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Besart Berisha, ka shënuar një gol të bukur për skuadrën e tij Western United FC.

Berisha u transferua tek Western United në vitin 2019, ku në 32 ndeshje ai kishte gjetur rrjetën 20 herë, por që këtë sezon ende nuk kishte shënuar. Besarti shënoi golin e tij të parë, në ndeshjen që Western United e zhvilloi si mysafir i Central Coast Mariners (3-2).

Berisha shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në min (42’). Pas kësaj humbje, skuadra e Western qëndron në vendin e 10-të ne tabelë nga 12 gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…