Berisha: Zgjedhjet nuk i njohim, por nuk e bojkotojmë Parlamentin

10 shtator 2025 | 15:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se opozita nuk do ta bojkotojë Parlamentin

Berisha  ka thënë se ishte njohur me diskutimet për njohjen apo jo të Parlamentit mes opozitarëve, por sipas tij opozita nuk do të lërë asnjë hapësirë bosh përballë autokracisë.

“Parlamentin do ta hapim prapë me komision hetimor për zgjedhjet. Themelore: fjala e lirë, vota e lirë! T’i nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve. Komision për McGonigalin. E morët vesh çfarë dimensionesh planetare merr afera McGonigal ku është edhe Edi Rama me Duçkën e tij”, ka thënë Berisha, duke shtuar se opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet e majit.

“Edhe një gjë dua t’ia them miqve që mendojnë si ne. Edhe në planin ndërkombëtar, miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë mbështetur paradhënie dhe koordinimi i kësaj beteje kërkon mbështetjen tek miqtë tanë kudo që janë”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i basketbollit KB Peja ka prezantuar sot zyrtarisht përbërjen…