
Berlusconi shtrihet në spital, diagnostikohet me sëmundjen e rëndë
06 prill 2023
| 08:49
Silvio Berlusconi, kryeministër katër herë i Italisë, është diagnostikuar me leukemi.
Ky burim ka konfirmuar informacionin për gazetën italiane “Corriere della Sera”.
86-vjeçari ndodhet në spital që prej ditës së djeshme, të mërkurën, në repartin e terapisë intensive të Klinikës së Kardiologjisë të Spitalit San Raffaele në Milano, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.