Besa Ismaili kritikon Abdixhikun: Opozitarizëm me synim poste qeveritare

13 janar 2026 | 10:22

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke vënë në dyshim qëndrimin e tij opozitar.

Ajo ka thënë se deklarimet e Abdixhikut për nevojën e një marrëveshjeje për president nuk janë të sinqerta, duke theksuar se në prapavijë ekziston ambicia për përfshirje në pushtet.

“Lumir Abdixhiku deklaron se ‘kërkojmë marrëveshje për president’, por në realitet ëndërron një karrige anësore me pamje nga pushteti. Opozitarizmi bëhet problematik kur lideri i një partie ambicien më të madhe politike e ka të bëhet ministër i Albinit. Është e kuptueshme që në dikasteret qeveritare mund të gjenden resore që ofrojnë rehati dhe komoditet, dhe se kryeministria, megjithatë, mbetet kapuç i madh për disa koka, të vogla”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Grenlandës ka deklaruar se “nuk mund ta pranojë…