
Besa Ismaili: Sot populli i di punët më mirë sesa para pesë vitesh, prandaj nesër në shesh për të vërtetën
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka bërë thirrje që nesër qytetarët duhet të dalin në shesh për të vërtetën, në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.
“Populli nuk është më ai i dikurshmi, sigurisht jo më ai i para pesë apo dhjetë viteve të fundit. Sot populli i di punët më mirë! Prandaj, nesër populli bashkë në shesh! Për të vërtetën, për historinë dhe për të ardhmen tonë!”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti në Facebook.
Postimi i plotë i Ismailit-Ahmetit
A e han vakti kashtën, apo këta kujtojnë që kashtë hajmë ne?
Çfarë gafa politik në debate politike!
Garë hipokrizie sonte gjithandej, gjoja: Kush po e do më shumë lirimin e Hashimit e Lulit?
Kush po qet fjalë më të mëdha?
Kush po qan më me zë para kamerave?
Mos u shtyni shumë, kujdes albuminat!
Populli nuk është më ai i dikurshmi, sigurisht jo më ai i para pesë apo dhjetë viteve të fundit.
Sot populli i di punët më mirë!
Prandaj, nesër populli bashkë në shesh!
Për të vërtetën, për historinë dhe për të ardhmen tonë!