
Besa mposhti Boracin në Kupën Evropiane
12 dhjetor 2020
| 20:37
Klubi i Hendbollit, Besa Famgas ka mposhtur ekipin nga Bosnjë-Herzegovina, Borac.
Besa sot në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti Boracin e Banjallukës me rezultat 24:22.
Pas pjesës së parë Besa kishte epërsi më të thellë, por kishte vështirësi në lojë në pjesën e dytë. Megjithatë pejanët e mbajtën epërsinë dhe në fund fituan me dy gola dallim, 24:22.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës. Vlen të thuhet që tetë vjet më parë skuadra nga Banjalluka kishte fituar ndaj Besës me diferencë të madhe prej 9 e 10 golash.