 
                    Besa sërish kampione në hendboll
                27 maj 2018
                |  19:17
            
        Besa FamGas është kampion i Kosovës në hendboll për edicionin 2017\18.
Ekipi pejan e festoi titullin të dielën pasdite në kryeqytet kur fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 34:28. Ishte kjo ndeshja e dytë e finales së “play-off”-it të kampionatit të Kosovës në hendboll. Besa e ka fituar edhe ndeshjen e parë të luajtur të enjten në Pejë dhe kështu me rezultat 2:0 në finale, siguroi titullin e kampionit. Besa FamGas ka fituar më herët këtë vit edhe Kupën e Kosovës dhe kështu ka vazhduar me dominim të plotë në hendbollin e Kosovës.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        