
Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës
03 qershor 2025
| 11:35
Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka shpallur kandidaturën për kryetare të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Shahini përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.
“Para katër viteve jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fortë, që ka një potencial të jashtëzakonshëm, i cili ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. Është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër, edhe jo shumë miqësor për fëmijët. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahjen e zhvillimit. Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, ndaj në vjeshtë do të garojë për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025”, ka thënë Shahini në një videoadresim.