
“Besëtytnitë”, tema e sivjetme e festivalit “Anibar”
15 korrik 2022
| 12:45
Me një ceremoni të veçantë të organizuar në Kino “Liqeni”, në Pejë dje është hapur edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar”.
Edhe këtë vit është përgatitur një program i pasur artistik me aktivitete të shumta. Deri me datën 19 korrik do të paraqiten më shumë se 200 filma të animuar që trajtojnë tema të rëndësishme sociale dhe kulturore.
Tema e festivalit është “Besëtytnitë”, ndërsa këtë edicion me karakter garues organizatorët e kanë ndarë në kategori të ndryshme.
Të pranishëm në hapjen e festivalit ishin edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, filmbërës e artdashës.