
Beshiktashi kërkon 10 milionë euro për Muçin
30 maj 2025
| 12:10
Ernest Muçi po monitorohet nga klube italiane dhe gjermane. Beshiktashi kërkon plot 10 milionë euro për shitjen e kartonit të sulmuesit, siç raportohet në Turqi. Kjo shumë përkon me shpenzimin e kryer nga klubi turk te Legia, pikërisht në shkurtin e vitit 2024.
Beshiktashi pretendon të rifitojë shumën e investuar në këtë mënyrë. Muçi ka luajtur 54 ndeshje në Turqi. Gjatë kësaj kohe ka gjetur rrugën e rrjetës 11 herë dhe ka asistuar 4 gola. Kontrata e Muçit përfundon në vitin 2027. Kështu edhe Beshiktashi pritet t’i marrë maksimumin në rast të shitjes së kartonit këtë verë.