
Beshiktashi pranon shitjen e Rashicës te Borussia Monchengladbach
Milot Rashica pritet që sezonin e ri të jetë pjesë e Bundesligës së Gjermanisë. Mediumet turke kanë raportuar të martën se Beshiktashi ka pranuar shitjen e Rashicës te Borussia Monchengladbachu, ekip që ka insistuar për shërbimet e tij.
Në fakt, thuhet se Gladbachu kishte ofruar 10 milionë euro për kartonin e Rashicës, çmim i pranueshëm nga Beshiktashi, i cili veçse e kishte nxjerrë sulmuesin e krahut në listën e shitjeve. Pasi klubet kanë arritur marrëveshjen në parim për realizimin e këtij transferimi, gjithçka pritet të bëhet zyrtare brenda pak ditëve.
Rashica ka kontratë me Beshiktashin deri në vitin 2027 por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe për këtë arsye do të largohet. Sezonin e fundit, Rashica në 41 paraqitje në të gjitha garat për Beshiktashin, shënoi 5 gola dhe bëri 12 asistime.